Vila e Mbretit Zog Durres (2012) Pittura da Sefedin Stafa

Non in vendita

Venduto da Sefedin Stafa

Siamo spiacenti, il file immagine che abbiamo per questa opera d'arte è troppo piccolo.
Contattaci con tutti i dettagli del tuo progetto e troveremo una soluzione con te.
Contattaci

Licenza digitale

Quest'immagine è disponibile per lo scaricamento con una licenza.

32,55 USD
130,20 USD
271,25 USD
Risoluzione massima: 750 x 517 px
Scarica subito dopo l'acquisto
Gli artisti vengono pagati i diritti d'autore per ogni vendita

Venduto da Sefedin Stafa

Certificato di autenticità incluso
  • Opera d'arte originale Pittura, Olio
  • Dimensioni Altezza 23,6in, Larghezza 31,5in
  • Categorie Quadri sotto i 20.000 USD Figurativo
Vepra e piktorit te mirenjohur Sefedin Stafa e titulluar - Vila e Mbretit Zog- Durres,nepermjet penelatave te ngrohta dhe ekspresive,kontrasteve te buta dhe harmonise koloristike te pare ne nje kendveshtrim monumental,shpalos bukurine e kesaj vepre me vlera te medha arkitektonike. Historia fillon në vitin e largët 1925, kur Zogu i posashpallur[...]
Vepra e piktorit te mirenjohur Sefedin Stafa e titulluar - Vila e Mbretit Zog- Durres,nepermjet penelatave te ngrohta dhe ekspresive,kontrasteve te buta dhe harmonise koloristike te pare ne nje kendveshtrim monumental,shpalos bukurine e kesaj vepre me vlera te medha arkitektonike.

Historia fillon në vitin e largët 1925, kur Zogu i posashpallur President i Republikës. komuniteti i biznesit te Durresit ne vitin 1926 ne shenje rrespekti dhe nderimi,investuan per ndertimin e Viles ne kodren e Durresit.
Një nga veprat më të bukura arkitektonike të Kristo Sotirit është ai i Kodrës Vilë të qytetit, një vepër që dhe sot është nga më të bukurat në qytetin bregdetar.Vila 80-vjeçare, e vendosur ne kodrën me lartësi 98 metra mbi nivelin e detit, të cilin ajo e sheh nga të tre anët kryesore të konstruksionit të saj me krahët në formë shqiponje. Profesor Kristo Sotiri, arkitekti i laureuar në Padova dhe Venecia të Italisë, i cili kishte mbi shpatulla edhe përvojën 11-vjeçare si arkitekt i oborrit të mbretëreshës Elisabeta Karmen Silva të Rumanisë, projektoi dhe ndërtoi në kodër variantin e parë të njërës prej veprave më të bukura të qytetit me histori 2 800-vjeçare. Godina mori formën e bukur përfundimtare në vitin 1937 nën kujdesin e arkitektëve dhe specialisteve italianë, vetëm pak muaj para martesës së monarkut Zog i Parë me konteshën hungareze, Geraldine Apony. Mjediset e brendshme, të zbukuruara hijshëm, salla e madhe e pritjeve, shkallët e gjera prej mermeri, kati i sipërm që ishte projektuar enkas për çiftin mbretëror, ballkonet që shohin krejt gjirin detar të Durrësit, janë provë e një ndërtimi modern për vitet 1920-1930. Vila mbi kodrën e Durrësit për më shumë se 40 vjet është shfrytëzuar si rezidencë pritjeje qeveritare. Në mjediset e saj kanë pushuar emra të njohur të kampit komunist, që nga Hrushovi deri te princi Kamboxhian, Samde Norodom Sihanuk, bashkë me gruan e tij tëre, Monika, ndësa pas viteve 1990 ish-Presidenti amerikan, Xhimi Karter, është një prej pushuesve neë këtë ndërtesë. Por ndërtesa me arkitekturë të veçantë u dëmtua rëndë në mars të vitit 1997, kur brenda dy ditësh ajo u plaçkit, duke shkatërruar plotësisht edhe sistemin e ndriçimit që kishte mbetur i paprekur që në kohën kur u ndërtua. Për disa vite radhazi ajo u shfrytëzua nga forcat ndërkombëtare të NATO-s, që mbërritën në vendin tonë me misione ushtarake për t’i kaluar më pas në pronësi familjes mbretërore.

Falenderojme piktorin e mirenjohur Sefedin Stafa,qe nepermjet vepres se tij impresioniste,na rrit ndjenjen ndergjegjesimit per ruajtjen dhe mirembajtjen e pasurive tona kombetare.
A.Islami

Temi correlati

Peisage

Seguire

Vedere più a proposito di Sefedin Stafa

Visualizzare tutte le opere
Olio | 31,5x39,4 in
Non in vendita
Olio | 23,6x31,5 in
Non in vendita
Olio | 39,4x47,2 in
Non in vendita
Olio | 23,6x31,5 in
Non in vendita

Artmajeur

Ricevi la nostra newsletter per appassionati d'arte e collezionisti